Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
Ka nga ta që janë obliguar te Perëndia duke thënë: “Nëse Ai na jep nga dhuntitë e Tij, me të vërtetë do të japim lëmoshë dhe me të vërtetë, do të bëhemi njerëz të mirë!” (75)
Tefsiri
Ka nga ata, që i janë zotuar Allahut, duke thënë: “Nëse Ai na jep nga mirësitë e Tij, sigurisht që do të japim sadaka dhe sigurisht që do të bëhemi njerëz të mirë.” -Ka munafikë, të cilët i premtojnë Allahut: Nëse na i shton mirësitë e dynjasë, edhe ne do të japim për bamirësi, do të respektojmë lidhjet farefisnore, do të nderojmë mikun, do të ndihmojmë të vërtetën dhe do të bëjmë të gjitha të mirat.
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë