Sureja Et-Teube (Pendimi — التوبة) (Ajet 84)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




9 Et-Teube(التوبة), Ajet 84

وَلَا تُصَلِّ عَلَىٰ أَحَدٍ مِنْهُمْ مَاتَ أَبَدًا وَلَا تَقُمْ عَلَىٰ قَبْرِهِ ۖ إِنَّهُمْ كَفَرُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ وَمَاتُوا وَهُمْ فَاسِقُونَ 84 ٨٤

Askujt prej hipokritëve kur të vdesin, mos ia fal xhenazën, as mos rri afër varrit të tij, sepse ata e kanë mohuar Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij dhe kanë vdekur si ngatërrestarë. (84)

Tefsiri

Asnjërit prej tyre mos ia fal namazin kur të vdesin e as mos u qëndro pranë varrit,... -

Kuptimi: Mos ua fal namazin e xhenazes munafikëve dhe as mos qëndro te varri për t’u lutur për ta. Namazi dhe lutja për ta është ndërmjetësim, dhe dihet mirë se ndëmjetësimi për ta është i pavlefshëm.

...sepse ata kanë mohuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe kanë vdekur si mohues! -

Duhet kuptuar mirë se, çdokujt që vdes si mohues nuk i vlen asnjë lloj ndërmjetësimi. Në këto ajete ka mësime dhe qortim edhe për të tjerët. Ato janë kërcënim i hapur për të gjithë. Kështu veprohet me të gjithë ata që njihen me siguri si munafikë apo si mohues të Islamit. Atyre nuk u falet namazi i xhenazes. Nga ana tjetër, ajeti është tregues për ligjshmërinë e faljes së namazit të xhenazes për besimtarët dhe të qëndrimit pranë varrit të tyre për të bërë lutje. Kështu vepronte edhe Profeti me besimtarët. Fakti që Allahu i Madhëruar na ndalon vetëm nga namazi dhe lutjet për munafikët dhe jobesimtarët, tregon se falja e namazit të xhenazes për besimtarët është vepër e padiskutueshme dhe e praktikueshme nga muslimanët.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë