Sureja Et-Teube (Pendimi — التوبة) (Ajet 85)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




9 Et-Teube(التوبة), Ajet 85

وَلَا تُعْجِبْكَ أَمْوَالُهُمْ وَأَوْلَادُهُمْ ۚ إِنَّمَا يُرِيدُ اللَّهُ أَنْ يُعَذِّبَهُمْ بِهَا فِي الدُّنْيَا وَتَزْهَقَ أَنْفُسُهُمْ وَهُمْ كَافِرُونَ 85 ٨٥

Le të mos joshë (o Muhammed) pasuria e tyre dhe fëmijët e tyre! Se, Perëndia, don vetëm t’i ndëshkojë me to ata në këtë jetë, e të vdesin duke qenë mohues. (85)

Tefsiri

Mos u mahnit nga pasuria dhe fëmijët e tyre!” -

Mos u mashtro nga gjendja e atyre jobesimtarëve dhe munafikëve, që Allahu i Madhëruar u ka dhënë nga mirësitë e kësaj bote. Pasuritë dhe fëmijët e tyre nuk tregojnë aspak se Allahu i Lartësuar i ka privilegjuar ata. Madje, për ata të mjerë është krejtësisht e kundërta. I Lartësuari thotë:

Nëpërmjet tyre, Allahu dëshiron që t’i ndëshkojë ata në këtë botë dhe t’u dalë shpirti duke qenë mohues. -

Ata lodhen për t’i fituar dhe mbledhur, frikësohen se mos i humbasin dhe asnjëherë nuk i shijojnë ato. Më e keqja është se këto të mira i shpërqendrojnë ata nga qëllimi kryesor i jetës, pra, nga adhurimi i Zotit dhe përgatitja për jetën e pasosur. Kështu enden këta të mjerë në kotësitë e kësaj dynjaje të shkurtër, derisa të vijë momenti që t’u dalë shpirti me dhimbje e vuajtje. Dashuria për këtë dynja e ka pushtuar shpirtin e tyre, prandaj në momentin e vdekjes ata i djeg dëshpërimi për ndarjen prej saj.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë