Sureja Et-Teube (Pendimi — التوبة) (Ajet 95)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




9 Et-Teube(التوبة), Ajet 95

سَيَحْلِفُونَ بِاللَّهِ لَكُمْ إِذَا انْقَلَبْتُمْ إِلَيْهِمْ لِتُعْرِضُوا عَنْهُمْ ۖ فَأَعْرِضُوا عَنْهُمْ ۖ إِنَّهُمْ رِجْسٌ ۖ وَمَأْوَاهُمْ جَهَنَّمُ جَزَاءً بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ 95 ٩٥

Ata betohen në Perëndinë, kur të ktheheni ju te ata, që të shmangeni prej tyre; pra, shmanguni prej tyre! Ata janë të ndytë dhe strehimi i tyre është skëterra. Ky është dënimi për veprat e tyre. (95)

Tefsiri
Kur të ktheheni tek ata, do t’ju betohen në Allahun, për të mos i qortuar. Kthejuni shpinën atyre! Ata, me të vërtetë janë të ndyrë dhe vendi i tyre do të jetë Xhehenemi, si shpërblim për ato

(padrejtësi)

që bënë. -

Thjesht nënçmojini dhe as mos merrni mundimin t'i qortoni, t'i fshikulloni ose t’i ekzekutoni. Ata janë të ndyrë, thotë i Lartësuari. Si të tillë, as nuk e meritojnë që të merresh me ta e t'u japësh një fare rëndësie. Edhe dënimi e qortimi nuk bëjnë dobi tek ata. Për ta është mëse i mjaftueshëm Xhehenemi, për veprat që kanë bërë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë