Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
مَا وَدَّعَكَ رَبُّكَ وَمَا قَلَىٰ
Zoti yt, nuk të ka braktisur e as nuk të ka urrejtur! (3)
Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren. –
Kuptimi: Zoti yt kurrë nuk të ka lënë, por gjithmonë është përkujdesur për ty. Ai kurrë nuk të braktis, por përkujdeset dhe rregullon çështjet e tua më së miri. Ai do të të lartësojë gradë pas grade. Gjithashtu, Zoti yt kurrë nuk do të të urrente, sepse të zgjodhi për të të dashur. Mohimi i urrejtjes nënkupton pohimin e nivelit më të lartë të të kundërtës së saj, sepse vetëm mohimi i diçkaje nuk konsiderohet lavdërim, veç nëse ai nënkupton pohimin e të kundërtës së saj. Kjo ishte gjendja e Profetit, e shkuara dhe e tashmja e tij. Ai kishte dashurinë e plotë dhe përkujdesjen e vazhdueshme të Zotit të tij. Ai ishte vazhdimisht në rritje, për sa u përket gradave të tij të përsosmërisë si adhurues i Zotit. Ndërsa për sa i përket të ardhmes që e priste, i Lartësuari thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë