Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أَرَأَيْتَ إِنْ كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ
e, çka mendon ti nëse ai i përgënjeshtron (argumentet Tona) dhe kthehet? (13)
A nuk e di ai se ç'ndodh, nëse mohon dhe kthen shpinën? A nuk e di ai se Allahu sheh
(gjithçka)? - A e di ai i mjerë, që kundërshton dhe lufton të vërtetën, se kjo që bën ai do të sjellë ndëshkimin e tij me vuajtje të padurueshme? A nuk frikësohet dhe të kthejë rrugë, sa nuk është vonë?! A nuk e di ai i mjerë, se Allahut nuk i shpëton asgjë dhe se Ai sheh çdo vepër dhe fjalë të robit. Llogaria me drejtësi është e pashmangshme dhe do të vijë shpejt. Më tej, i Lartësuari e kërcënon këtë të mjerë se, nëse nuk ndalet nga këto vepra dhe nga lufta kundër të vërtetës dhe bartësve të saj, atëherë ajo që e pret është shumë e dhembshme:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë