Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
اقْرَأْ بِاسْمِ رَبِّكَ الَّذِي خَلَقَ
Lexo në emër të Zotit tënd, i cili ka krijuar (të gjitha), (1)
Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi
(gjithçka)! Ai e krijoi njeriun prej një cope gjaku të ngjizur. -
Është Allahu që, me pushtetin e Tij, ka krijuar gjithçka. Pastaj Allahu i Lartësuar përmend në veçanti krijimin e njeriut dhe gjendjen e tij në fillim të krijimit, në barkun e nënës. Ai që e krijon njeriun në ato fazat të para, duke u kujdesur për të, pa dyshim do të kujdeset për të edhe në një drejtim tjetër shumë të rëndësishëm për lumturinë e tij. Ai do të kujdeset për njeriun duke i përcaktuar urdhëra dhe ndalesa, duke i vendosur program jete dhe adhurimi, duke i dërguar profetë dhe duke i shpallur libra. Pikërisht për këtë arsye, Zoti urdhëroi për të lexuar dhe, menjëherë më pas përmend faktin që Ai është Krijuesi, që kujdeset për krijesat e Tij. Kështu, domethënia është: Ju që jeni nevojtarë që Zoti të kujdeset për ju, duke ju krijuar ju dhe gjithçka që keni nevojë, po ashtu jeni nevojtarë, madje edhe më shumë, që të lexoni atë që Zoti ju ka shpallur, që të mund të arrini lumturinë e plotë në dynja dhe në ahiret. Pastaj i Lartësuari thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë