Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ali Imran — Ajet 135 (Shqip) — Video

Ali Imran • Ajet 135 nga 200 • Shqip


وَالَّذِينَ إِذَا فَعَلُوا فَاحِشَةً أَوْ ظَلَمُوا أَنْفُسَهُمْ ذَكَرُوا اللَّهَ فَاسْتَغْفَرُوا لِذُنُوبِهِمْ وَمَنْ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ إِلَّا اللَّهُ وَلَمْ يُصِرُّوا عَلَىٰ مَا فَعَلُوا وَهُمْ يَعْلَمُونَ 135
Përkthim:
dhe ata, që kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Perëndinë – dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre. E kush falë mëkatet përveç Perëndisë? – Ata nuk ngulmojnë në atë që kanë punuar, e ata e dinë këtë. Ali Imran 3:135
Tefsiri:
Edhe ata që kur bëjnë ndonjë gjë të shëmtuar, ose kur i bëjnë padrejtësi vetvetes, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për gjynahet e tyre. E kush i fal tjetër gjynahet, përveç Allahut? -

Sa herë që ata bëjnë ndonjë gabim të madh apo dëmtojnë veten me pakujdesinë e tyre, shpejtojnë të pendohen dhe t'i kërkojnë Allahut falje dhe mëshirë. Ata i kërkojnë Atij që t'ua mbulojë të metat e tyre dhe gabimet që kanë bërë. Ata nxitojnë të pendohen dhe të kërkojnë falje, sepse ata kujtojnë Allahun e Lartësuar që sheh dhe di gjithçka, kujtojnë kërcënimin e Tij të hapur dhe të qartë për ata që thyejnë porositë e Tij dhe shkelin kufijtë e Tij, kujtojnë premtimet e dashura që Allahu i Lartësuar u ka dhënë të devotshmëve, të cilët i ruajnë kufijtë e Tij. Të gjitha këto përkujtime bëjnë që ata, me të shpejtë, t’i kërkojnë Allahut falje për gabimet e tyre dhe që t'ua mbulojë të metat dhe turpet e tyre. Ata heqin dorë menjëherë nga ato vepra të këqija, pendohen dhe trishtohen sinqerisht për gjynahet që kanë bërë. Prandaj Allahu i Lartësuar thotë:

Ata nuk vazhdojnë më me atë gjë që kanë bërë më parë, sepse e dinë. –

Pra, nuk vazhdojnë sërish me një gjynah, pasi e kanë mësuar se çfarë gabimi kanë bërë, por vazhdimisht kthehen të penduar tek Allahu dhe i kërkojnë Atij falje dhe udhëzim.
Shko te videoja e plotë e sures