Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 126 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 126 nga 206 • Shqip


وَمَا تَنْقِمُ مِنَّا إِلَّا أَنْ آمَنَّا بِآيَاتِ رَبِّنَا لَمَّا جَاءَتْنَا ۚ رَبَّنَا أَفْرِغْ عَلَيْنَا صَبْرًا وَتَوَفَّنَا مُسْلِمِينَ 126
Përkthim:
Ti mund të na hakmerresh vetëm që i besuam argumentet e Zotit tonë – posa na erdhën. O Zoti ynë, na jep durim të madhe dhe bëna të vdesim muslimanë!” El-A'raf 7:126
Tefsiri:

Ti po hakmerresh ndaj nesh vetëm pse besuam në shenjat e Zotit tonë, kur na erdhën para syve. -

Ti nuk ke asnjë motiv të drejtë për këtë kërcënim që po na bën. I vetmi 'gabim" i yni është fakti që ne besuam argumentet e Zotit tonë, kur ato u shfaqën qartë. Nëse ky konsiderohet krim për t’u ndëshkuar, atëherë le të ndëshkohemi. Pastaj ata iu përgjëruan Allahut, që t’u falte durim duke thënë:

Zoti ynë! Na jep durim dhe na i merr shpirtrat si muslimanë!” -

Na jep durim të madh, sepse kjo është një sprovë shumë e madhe, që përfundon me vdekje të dhimbshme. Në një sprovë të tillë, zemra dhe shpirti duhet të jenë të patundur në besim. Me durim e besim përballohet çdo dhimbje, sado e madhe qoftë. Pastaj u lutën që vdekja t’i gjente si muslimanë, të nënshtruar ndaj Zotit dhe si pasues të denjë të Profetit të Tij. Nga kjo histori kuptohet se Faraoni e ekzekutoi këtë ndëshkim, por Allahu i Madhëruar i forcoi të penduarit me durim e besim, për ta përballuar atë. Ky ishte qëndrimi i magjistarëve, të cilët e njohën të vërtetën dhe e besuan sinqerisht Allahun e Madhëruar. Ndërsa nga ana tjetër qëndronte Faraoni, paria rreth tij dhe populli zullumqar që i pasonte dhe u bindej. Këta të mjerë i mohuan shenjat dhe Shpalljen e Zotit, që përcolli Musai. Duke dashur që të ndëshkohej Musai dhe besimtarët, me pretendimin se mesazhi i Profetit ishte i kotë, i pavërtetë, madje shkaktues i trazirave, ata i drejtohen Faraonit dhe i thonë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 125 E ardhshme El-A'raf • Ajet 127