Sureja Nuh (Nuhu — نوح) (Ajet 24)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




71 Nuh(نوح), Ajet 24

وَقَدْ أَضَلُّوا كَثِيرًا ۖ وَلَا تَزِدِ الظَّالِمِينَ إِلَّا ضَلَالًا 24 ٢٤

E, këta idhujë kanë mashtruar shumë (njerëz); e ti (keqbërësve), mos u smadho asgjë, përpos humbjes!” (24)

Tefsiri

“Ata zhytën në humbje shumë pasues të tyre.” -

Këta udhëheqës dhe prijës, me ftesën që u bënin pasuesve të tyre, humbën dhe devijuan shumë njerëz nga rruga e drejtë e adhurimit të një Zoti të vetëm. Udhëheqësit e humbur devijuan shumë e shumë breza, prandaj e meritonin atë që tha Nuhu (a.s.) më pas:

“...Prandaj, të padrejtëve Ti shtoju veçse humbje!” –

Kuptimi: Këtyre zullumqarëve, që nuk u japin profetëve hakun që u takon, veçse humbje shtoju! Ata dëgjonin vetëm udhëheqësit e tyre dhe shpërfillnin profetët e Zotit, dhe për sa kohë që ata shpërfillin profetët dhe Shpalljen e Zotit, nuk ka asnjë shpresë udhëzimi për ta në rrugën e drejtë. Më pas, i Madhëruari përmend ndëshkimin e tyre në këtë jetë dhe në jetën tjetër duke thënë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë