Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 85 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 85 nga 206 • Shqip


وَإِلَىٰ مَدْيَنَ أَخَاهُمْ شُعَيْبًا ۗ قَالَ يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُمْ مِنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُ ۖ قَدْ جَاءَتْكُمْ بَيِّنَةٌ مِنْ رَبِّكُمْ ۖ فَأَوْفُوا الْكَيْلَ وَالْمِيزَانَ وَلَا تَبْخَسُوا النَّاسَ أَشْيَاءَهُمْ وَلَا تُفْسِدُوا فِي الْأَرْضِ بَعْدَ إِصْلَاحِهَا ۚ ذَٰلِكُمْ خَيْرٌ لَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ 85
Përkthim:
Dhe Na (ia dërguam) popullit të Medjenit, vëllain e tyre – Shuajbin e ai tha: “O populli im! Adhuronie Perëndinë! Ju nuk keni zot tjetër përveç Tij. Madje, me të vërtetë, ju ka ardhur argument nga Zoti juaj: Plotësoni matjen dhe peshimin e mos iu cungoni njerëzve sendet. Mos bëni ngatërresa në Tokë, pasi në të është vënë rregull. Kjo është më mirë për ju, nëse jeni besimtarë! El-A'raf 7:85
Tefsiri:

Edhe në Medjen dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin. -

Për popullin e njohur të Medjenit u dërgua profeti Shuajb, i cili ishte me ta vëlla nga gjaku. Shuajbi i ftoi ata të adhuronin Allahun e Lartësuar si Një të Vetëm dhe të Pashoq dhe, në mënyrë të veçantë, i këshillonte që të masnin dhe peshonin drejt e të mos cenonin të drejtat e njerëzve. Me butësidhe urtësi u thoshte:Ai u tha: “O populli im! Adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër veç Tij, që meriton të adhurohet. Tani ju ka ardhur Shenjë e qartë nga Zoti juaj. Matni dhe peshoni me saktësi! Mos i nënçmoni pasuritë e njerëzve dhe mos shkaktoni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj! -

Ai i këshillonte që të mos bëheshin shkatërrues në tokë, duke bërë gjynahe dhe duke shkelur kufijtë e Allahut të Madhëruar. Zbatimi i porosive dhe ligjeve të Zotit është gjëja më e mirë për shoqërinë, sikur njerëzit të logjikonin drejt:

Këto janë më të dobishme për ju, nëse jeni besimtarë. -

Lënia e gjynaheve dhe zbatimi i porosive të Zotit sjellin vetëm mbarësi. Kjo është më e mirë se kryerja e veprave që e zemërojnë të Madhërishmin dhe sjellin ndëshkimin e Zjarrit.
Shko te videoja e plotë e sures