Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kijama — Ajet 20 (Shqip) — Video

El-Kijama • Ajet 20 nga 40 • Shqip


كَلَّا بَلْ تُحِبُّونَ الْعَاجِلَةَ 20
Përkthim:
Po, me të vërtetë! Ju e doni këtë jetë, El-Kijama 75:20
Tefsiri:

Por ju doni këtë të ngutshmen dhe e lini pas dore atë të ardhmen. -

Kuptimi: Ajo që ju bën të jeni të shkujdesur dhe që t’i ktheni shpinën kujtimit të Zotit dhe këshillave të Tij është pikërisht dashuria juaj e madhe për këtë dynja. Ju punoni pa u lodhur për kënaqësitë dhe bukuritë e saj, për të përmbushur epshet dhe dëshirat tuaja. Dashuria për të ju bën që t’i jepni përparësi asaj dhe ta lini punën për fitimin e mirësive të premtuara nga Zoti në ahiret. Ju parapëlqeni dynjanë, sepse kënaqësitë dhe bukuritë e saj shijohen shpejt dhe njeriu është i nxituar dhe e do të shpejtën. Ndërsa mirësitë e ahiretit vonohen, edhe pse janë të përjetshme e të pafundme. Ju shpërfillni punën për ahiretin, a thua se nuk jeni krijuar për të, por për t’u përjetësuar në dynja. E trajtoni këtë dynja të shkurtër sikur të jetë ajo vendi i përjetësisë, për të cilën ia vlen të shpenzosh çdo gjë të vyer dhe që të luftosh natën e ditën. Kështu, ju e transformoni realitetin dhe i përmbysni qëllimet tuaja, për të shkaktuar dëshpërimin dhe shkatërrimin e vetvetes. Nëse do t’i jepni përparësi ahiretit kundrejt dynjasë dhe të vështroni me kujdes përfundimin e punëve, do të fitoni shumë mirësi, pa asnjë humbje, dhe do të arrini lumturinë e përhershme, që nuk e prish asnjë trishtim. Pastaj i Lartësuari përmend disa gjëra, të cilat mund të na nxisin për t’i dhënë përparësi ahiretit. Ai na tregon shpërblimin e ahiretit për të mirët, duke thënë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kijama • Ajet 19 E ardhshme El-Kijama • Ajet 21