Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَأَنْ أَقِمْ وَجْهَكَ لِلدِّينِ حَنِيفًا وَلَا تَكُونَنَّ مِنَ الْمُشْرِكِينَ
(dhe më është urdhëruar): “Ktheju ti fesë së vërtetë dhe kurrsesi mos u bën nga idhujtarët, (105)
Përqendrohu me tërë qenien tënde në fenë e drejtë dhe mos u bëj nga idhujtarët! -
Të gjitha veprat e tua të jashtme dhe të brendshme bëji me sinqeritet vetëm për Allahun. Të gjitha ligjet e Sheriatit dhe fesë së Zotit kryeji me përkushtim të çiltër ndaj Allahut dhe duke iu larguar adhurimit të çdo gjëje tjetër veç Allahut. Kryeji të gjithë këto ato si "hanif"- besimdrejtë, pra, në formë adhurimi vetëm ndaj Allahut. Kurrë mos u bëj si idhujtarët, as me gjendjen dhe veprat e tua dhe as duke u bërë pjesë e tyre ose ndihmë për ta.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë