Sureja El-Adijat (Garuesit — العاديات) (Ajet 7)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




100 El-Adijat(العاديات), Ajet 7

وَإِنَّهُ عَلَىٰ ذَٰلِكَ لَشَهِيدٌ 7 ٧

dhe ai, me të vërtetë, për këtë, është i vetëdijshëm, (7)

Tefsiri

...dhe këtë ai e dëshmon edhe vetë

(me veprat e tij). - Cilit i referohet përemri vetor “ai”? Mundësitë janë:

1 “Ai” është njeriu. Në këtë rast, kuptimi i ajetit është: Për këtë mosmirënjohje edhe vetë njeriu është dëshmues dhe nuk e mohon një fakt të tillë. Kjo është një çështje e dukshme dhe e pamohueshme, që çdokush mund ta vërejë.

2 “Ai” është Allahu. Kështu, kuptimi i ajetit del: Për këtë mosmirënjohje është Allahu dëshmitar. Ky është një kërcënim i ashpër dhe i rëndë për ata që tregohen mosmirënjohës ndaj mirësive të Zotit dhe mospërfillës ndaj detyrimeve dhe përgjegjësive karshi Tij. Allahu është dëshmitar i këtyre veprave dhe çdokujt do t’i japë shpërblimin e merituar.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë