Sureja Kurejsh (Kurejshit) — سُورَةُ قريش
Njihet gjithashtu si:
Li-Ilāfi Quraysh (Për marrëveshjen e Kurejshëve), al-Ilāf (Marrëveshja)
لِإِيلَافِ قُرَيْشٍ i
(Perëndia e zhduku ushtrinë e elefantëve) për t’i qetësuar Kurejshët, (1)
إِيلَافِهِمْ رِحْلَةَ الشِّتَاءِ وَالصَّيْفِ i
t’i qetësojë ata në udhëtimin që bëjnë dimër e verë, (2)
فَلْيَعْبُدُوا رَبَّ هَٰذَا الْبَيْتِ i
le të adhurojnë pra Zotin e kësaj shtëpie (Qabes), (3)
الَّذِي أَطْعَمَهُمْ مِنْ جُوعٍ وَآمَنَهُمْ مِنْ خَوْفٍ i
i cili i ushqen (ngop) ata nga uria dhe i siguroi nga frika. (4)