Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أُولَٰئِكَ الَّذِينَ لَيْسَ لَهُمْ فِي الْآخِرَةِ إِلَّا النَّارُ ۖ وَحَبِطَ مَا صَنَعُوا فِيهَا وَبَاطِلٌ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ
Këta janë ata, që në botën tjetër nuk do të kenë kurrgjë, përveç zjarrit. Do t’u shëmbet çdo gjë që kanë punuar në të (këtë botë) dhe do t’u humbet ajo që kanë punuar. (16)
Këta janë ata për të cilët në jetën tjetër s'ka asgjë tjetër veç Zjarrit. -
Ata do të jenë të përjetshëm në zjarrin e Xhehenemit. Dhimbja dhe dënimi i tyre nuk kanë për të pushuar kurrë dhe as nuk kanë për t'iu pakësuar. Ata janë të privuar nga shpërblimet dhe kënaqësitë e përjetshme pranë Zotit.Veprat e tyre në të u shkatërruan, ndërsa punët e tyre u asgjësuan. -
Çdo vepër dhe përpjekje e tyre për të kundërshtuar, luftuar dhe shuar të vërtetën dhe pasuesit e saj ka dështuar. Gjithashtu, u janë asgjësuar edhe ato pak vepra të mira, të cilave u mungonte baza kryesore për t'u marrë në konsideratë nga Zoti: imani i saktë dhe dituria e vërtetë. Ky është dëshpërimi i të mjerëve.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë