Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا اللَّهَ ۚ إِنَّنِي لَكُمْ مِنْهُ نَذِيرٌ وَبَشِيرٌ
Adhuronie vetëm Perëndinë, unë jam për ju nga Ai, paralajmërues dhe sihariques, - (2)
që të mos adhuroni asgjë tjetër përveç Allahut. -
E shpalli që adhurimet t’i kushtohen vetëm Allahut, si Një, i Vetëm dhe i Pashoq. E zbriti që robërit të mos adhurojnë asgjë tjetër veç Allahut të Madhëruar.Dijeni mirë se unë jam i dërguar prej Tij për t'ju qortuar e përgëzuar... -
Kuptimi: O njerëz, mësojeni dhe jini të bindur se unë jam i dërguari i Zotit tek ju si nedhir – qortues dhe beshir - përgëzues. Jam qortues për ata që marrin guximin të kundërshtojnë e të bëjnë gjynahe, duke i paralajmëruar për ndëshkimin e madh në dynja dhe në ahiret. Nga ana tjetër, për ata që pendohen e dorëzohen, që e adhurojnë Zotin e tyre si Një e të Vetëm, me sinqeritet dhe sipas porosive të Tij, unë jam përgëzues, duke u treguar shpërblimin e madh në dynja dhe ahiret.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë