Sureja Hud (هود) (Ajet 41)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




11 Hud(هود), Ajet 41

وَقَالَ ارْكَبُوا فِيهَا بِسْمِ اللَّهِ مَجْرَاهَا وَمُرْسَاهَا ۚ إِنَّ رَبِّي لَغَفُورٌ رَحِيمٌ 41 ٤١

(Nuhu) tha: “Hypni në të! Me emrin e Perëndisë ajo lundron dhendalet! Me të vërtetë, Zoti im është falës dhe mëshirues. (41)

Tefsiri

E ai tha: “Hipni në të! Me emrin e Allahut, ajo lundron dhe ndalet.” -

Kjo qe një lutje, që Nuhu i porositi të gjithë besimtarët ta thoshin. Ishte i Madhëruari që e urdhëroi Nuhun për t'i hipur në anije ata, dhe po Ai i mësoi si t’i luteshin Atij. Anija lundron e pluskon me urdhrin e Allahut. Ajo udhëton me mëshirën dhe urdhrin e Tij. Është Ai që e udhëzon atë me butësinë dhe përkujdesin e Tij për robërit e Tij besimtarë:

“Vërtet, Zoti im është Falës i madh e Mëshirëplotë.”. -

Allahu na fali e na i mbuloi të metat tona dhe na mëshiroi, duke na shpëtuar nga populli zullumqar dhe ndëshkimi i ashpër. Pastaj i Madhëruari përshkruan lundrimin e asaj anijeje sikur ta shihje vetë me sy:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë