Sureja Hud (هود) (Ajet 42)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




11 Hud(هود), Ajet 42

وَهِيَ تَجْرِي بِهِمْ فِي مَوْجٍ كَالْجِبَالِ وَنَادَىٰ نُوحٌ ابْنَهُ وَكَانَ فِي مَعْزِلٍ يَا بُنَيَّ ارْكَبْ مَعَنَا وَلَا تَكُنْ مَعَ الْكَافِرِينَ 42 ٤٢

Dhe, ajo lundronte me ta nëpër valët e mëdha e të larta sa malet, ndërsa Nuhu thërriste birin e vet, i cili ishte tërhequr (anash): “O biri im, hyp me ne e mos u bënë me mohuesit!” (42)

Tefsiri

Kështu Anija lundronte me ta përmes valëve të larta si male. -

Anija, së bashku me Nuhun dhe ata që hipën me të, lundronte mes dallgëve, që ishin të larta si male. Por për atë anije dhe udhëtarët e saj përkujdesej vetë Zoti i qiejve dhe i tokës. Ai ishte Mbrojtësi dhe Ruajtësi i tyre.

Nuhu thirri të birin, që ishte veçuar nga të tjerët:... -

Nuhu (a.s.) iu drejtua të birit, i cili qëndronte diku larg anijes, duke e ftuar që të hipte në anije. Ato ishin fjalë të buta e prindërore:

“O biri im! Hip bashkë me ne e mos u bëj me mohuesit!” -

Profeti e ftoi që të distancohej nga mohuesit, sepse ndëshkimi do të përfshinte çdo jobesimtar. Do të shpëtonin vetëm ata që do të hipnin në anijen e besimtarëve. Por djali i tij, duke i treguar të atit se nuk e besonte që vetëm besimtarët do të shpëtonin, e refuzoi ftesën e babait të tij dhe i tha:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë