Sureja Jusuf (Jusufi — يوسف) (Ajet 13)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




12 Jusuf(يوسف), Ajet 13

قَالَ إِنِّي لَيَحْزُنُنِي أَنْ تَذْهَبُوا بِهِ وَأَخَافُ أَنْ يَأْكُلَهُ الذِّئْبُ وَأَنْتُمْ عَنْهُ غَافِلُونَ 13 ١٣

(Baba) tha: “Unë brengosem që ju ta merrni atë, e druaj se mos do ta hajë ujku, kur nuk do të jeni të kujdesshëm”. (13)

Tefsiri
Ai (Jakubi)

tha: “Do të mërzitem, po të largohet prej meje.” –

Kuptimi: Thjesht largimi i tij prej meje më trishton pa masë. Nuk duroj dot asnjë çast pa e parë atë. E dua shumë, prandaj më merr malli shpejt për të. Veç kaq mjafton që të mos e lejoj të vijë me ju. Por përveç kësaj është edhe një pengesë tjetër.

Pastaj, kam frikë se mos e ha ndonjë ujk, kur ju të mos e keni mendjen. -

Kam frikë, gjithashtu, se mund ta sulmojë ndonjë ujk në kohën kur ju s’e keni mendjen tek ai. Ai është i vogël dhe nuk është i aftë që të mbrohet prej ujqërve. Por ata thanë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë