Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
مَا تَعْبُدُونَ مِنْ دُونِهِ إِلَّا أَسْمَاءً سَمَّيْتُمُوهَا أَنْتُمْ وَآبَاؤُكُمْ مَا أَنْزَلَ اللَّهُ بِهَا مِنْ سُلْطَانٍ ۚ إِنِ الْحُكْمُ إِلَّا لِلَّهِ ۚ أَمَرَ أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا إِيَّاهُ ۚ ذَٰلِكَ الدِّينُ الْقَيِّمُ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ
Ju adhuroni, pos Perëndisë, vetëm emra, të cilët ua keni ngjitur ju dhe të parët tuaj, - Perëndia nuk ka shpallur asnjë dokument për ta. Vendimi i përket vetëm Perëndisë: Ai ka urdhëruar që të adhuroni vetëm Atë. Kjo është e vetmja fe e vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e din. (40)
I gjithë sundimi
(dhe Ligji)është vetëm në dorë të Allahut. -
Gjykimi i përket veçse Allahut të Madhëruar, që është i Vetëm dhe i Pashoq. Vetëm Ai zbret ligjet e jetës dhe të adhurimit. Veç Allahu i Lartësuar është Ai që urdhëron dhe ndalon. Allahu i Lartësuar gjithmonë ju ka urdhëruar që:Ai ka urdhëruar që të mos adhuroni askënd
(dhe asgjë)tjetër veç Tij. -
Kjo është feja e drejtë, që të çon drejt suksesit. Çdo rrugë tjetër është e shpikur nga njerëzit dhe të çon drejt dështimit dhe drejt zemërimit të Allahut të Madhëruar .Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë. -
Ata nuk e njohin realitetin e gjërave. Çështjet që ka shtjelluar Allahu i Madhëruar janë aq të qarta, saqë nuk lënë asnjë dyshim, por shumica e njerëzve nuk i dinë dhe nuk duan që t’i mësojnë këto çështje. Ndryshimi mes teuhidit dhe shirkut është lehtësisht i kuptueshëm, por ata thjesht nuk duan të kuptojnë. Duke qenë se ata nuk duan që të kthehen tek Allahu i Madhëruar, atëherë patjetër do të bien në shirk dhe do të adhurojnë zota të tjerë të rremë. Kështu, Jusufi (a.s) i ftoi dy shokët e tij të burgut që të adhuronin Allahun e Lartësuar duke e njësuar dhe duke ia kushtuar me sinqeritet të gjitha adhurimet vetëm Atij. Ka mundësi që ata ta kenë pranuar këtë ftesë dhe të jenë udhëzuar, duke e marrë të plotë mirësinë e Allahu ndaj tyre. Por ka mundësi që të kenë refuzuar dhe të kenë vazhduar në idhujtarinë e tyre, dhe në këtë mënyrë ata nuk do të kenë asnjë justifikim para Zotit të Madhëruar. Pas kësaj ftese kaq të bukur dhe të qartë, Jusufi vijoi me shpjegimin e ëndrrave, për të cilat ata e kishin pyetur:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë