Sureja Jusuf (Jusufi — يوسف) (Ajet 64)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




12 Jusuf(يوسف), Ajet 64

قَالَ هَلْ آمَنُكُمْ عَلَيْهِ إِلَّا كَمَا أَمِنْتُكُمْ عَلَىٰ أَخِيهِ مِنْ قَبْلُ ۖ فَاللَّهُ خَيْرٌ حَافِظًا ۖ وَهُوَ أَرْحَمُ الرَّاحِمِينَ 64 ٦٤

(Baba) u tha: “A mos vallë t’jua besoj juve, ashtu siç ua pata besuar më parë vëllain e tij? Perëndia është ruajtësi më i mirë dhe Ai është më i mëshirshmi i mëshiruesve!” (64)

Tefsiri

Ai tha: “A t’jua besoj juve, sikurse bëra më parë me vëllanë e tij?!” -

Kështu u betuat edhe për Jusufin, kur thatë se do ta ruanit mirë, por nuk e mbajtët premtimin. Për këtë arsye, unë nuk kam besim në fjalën tuaj se do ta ruani djalin e vogël. Besimi im është vetëm tek Allahu i Lartësuar dhe vetëm tek Ai mbështetem dhe kërkoj ndihmë:

Allahu është mbrojtësi më i mirë dhe Ai është më Mëshiruesi i mëshiruesve. -

Allahu e di shumë mirë gjendjen time dhe shpresoj që Ai të më mëshirojë, të më ruajë dhe të m’i kthejë të dashurit e mi. Me këto fjalë, duket se Jakubit në këto momente iu zbut zemra dhe filloi të mendonte për ta dërguar djalin me ta.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë