Sureja Jusuf (Jusufi — يوسف) (Ajet 66)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




12 Jusuf(يوسف), Ajet 66

قَالَ لَنْ أُرْسِلَهُ مَعَكُمْ حَتَّىٰ تُؤْتُونِ مَوْثِقًا مِنَ اللَّهِ لَتَأْتُنَّنِي بِهِ إِلَّا أَنْ يُحَاطَ بِكُمْ ۖ فَلَمَّا آتَوْهُ مَوْثِقَهُمْ قَالَ اللَّهُ عَلَىٰ مَا نَقُولُ وَكِيلٌ 66 ٦٦

(Baba) tha: “Unë kurrsesi nuk do ta dërgoj me ju, përderisa të mos betoheni ju në Perëndinë, se do të ma ktheni ate, përpos nëse ju rrezikon ndonjë e keqe e madhe (të gjithëve)”. E kur ata dhanë betimin e vet, (baba) u tha: “Perëndia është mbikëqyrës për atë që flasim ne”. (66)

Tefsiri
Ai (Jakubi)tha: “Nuk kam për ta dërguar atë me ju, derisa të më betoheni në Allahun, se do të ma ktheni pas, përveç nëse ju diktojnë rrethanat e vërtet nuk mundeni.” -

Kuptimi: Betohuni në Allahun e Lartësuar se do të ma ktheni pas, përveç nëse ju diktojnë rrethanat e nuk mundeni, pra, vetëm nëse përballeni me diçka që nuk keni se çfarë t’i bëni.

Kur ata u betuan me betime të forta, ai tha: “Allahu është Dëshmitar

(dhe Ruajtës)

për gjithçka që thamë.” -

Pasi ata i dhanë fjalën për atë që ai u kërkoi, Jakubi tha: “Allahu është garantues për këtë që thamë”. Së bashku me Jakubin, edhe ata u betuan duke dëshmuar me bindje se Allahu i Lartësuar është mbikëqyrësi i asaj që thanë. Mjaftonte Ai si dëshmitari i tyre dhe mjaftonte që Ai t’i mbronte dhe t’i mbështeste gjatë udhëtimit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë