Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَالَ إِنَّمَا أَشْكُو بَثِّي وَحُزْنِي إِلَى اللَّهِ وَأَعْلَمُ مِنَ اللَّهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ
(Jakubi) tha: “Unë, pikëllimin dhe zemrimin tim ia paraqes vetëm Perëndisë, e nga Perëndia e di atë që nuk e dini ju”. (86)
Ai tha: “Unë hidhërimin tim ia parashtroj vetëm Allahut.” -
Trishtimin që më ka pushtuar zemrën unë ia shpreh veçse Allahut, që është Një, i Vetëm dhe i Pashoq. Unë nuk iu qahem juve dhe asnjë krijese tjetër. Prandaj thoni çfarë të doni, sepse unë i ankohem vetëm Allahut të Madhëruar për dhimbjen time.Unë di për Allahun atë që nuk e dini ju. -
Unë e di dhe jam i bindur se Allahu do të m’i kthejë fëmijët. Ai do të ma qetësojë zemrën dhe sytë, duke më bashkuar sërish me ta.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë