Sureja Ibrahim (Ibrahimi — إبراهيم) (Ajet 18)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




14 Ibrahim(إبراهيم), Ajet 18

مَثَلُ الَّذِينَ كَفَرُوا بِرَبِّهِمْ ۖ أَعْمَالُهُمْ كَرَمَادٍ اشْتَدَّتْ بِهِ الرِّيحُ فِي يَوْمٍ عَاصِفٍ ۖ لَا يَقْدِرُونَ مِمَّا كَسَبُوا عَلَىٰ شَيْءٍ ۚ ذَٰلِكَ هُوَ الضَّلَالُ الْبَعِيدُ 18 ١٨

Vepra e atyre që nuk besojnë Zotin e tyre, i shembëllen hirit, që në ditën e stuhishme bartet nga era. Nuk do të kenë asnjë dobi nga veprat që kanë punuar. Kjo është humbje e madhe. (18)

Tefsiri
Ja si është shembulli i atyre që mohojnë Zotin e tyre. Veprat e tyre janë si pluhuri, të cilin era e shpërndan në një ditë të stuhishme. -

Allahu i Lartësuar përshkruan se si janë veprat e mohuesve. Por për çfarë veprash bëhet fjalë? Janë dhënë dy shpjegime për këtë. Sipas shpjegimit të parë, është fjala për ndonjë vepër që ata e kryenin në formë adhurimi për Zotin. Këto vepra, Allahu i Lartësuar i krahason me pluhurin e imët, që mjafton vetëm një puhizë e lehtë për ta shpërndarë, pa lënë më asnjë gjurmë. Mendo se çfarë ndodh me të në një ditë të stuhishme! Sigurisht që nuk mbetet asgjë prej tij. Kështu, këta mohues nuk kanë për të përfituar aspak prej veprave të tyre “të mira”, sikurse thotë Allahu i Lartësuar:

Ata nuk do të përfitojnë asgjë nga veprat që kanë bërë. -

Ata nuk mund të përfitojnë asgjë nga veprat e tyre, sepse ato janë të ndërtuara mbi mohimin e Zotit, të profetëve dhe të shpalljeve të Tij. Atyre u mungon kushti bazë dhe i domosdoshëm për pranimin e tyre: imani i pastër dhe i drejtë.

Kjo është një humbje e madhe. -

Të gjitha veprat e tyre u fshinë dhe u shkatërruan. Sipas shpjegimit të dytë të ajetit kuranor, këtu flitet për veprat që mohuesit bëjnë kundër të vërtetës dhe pasuesve të saj. Ata thurin kurthe dhe intriga kundër të vërtetës, për ta penguar atë, por këto kuthe dëmtojnë veçse thurësit e tyre. Ato kurrë nuk mund të dëmtojnë Zotin, profetin e Tij, pasuesit e të vërtetës dhe as të vërtetën që ata përhapin dhe në të cilën ftojnë njerëzit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë