Sureja Ibrahim (Ibrahimi — إبراهيم) (Ajet 23)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




14 Ibrahim(إبراهيم), Ajet 23

وَأُدْخِلَ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِمْ ۖ تَحِيَّتُهُمْ فِيهَا سَلَامٌ 23 ٢٣

E, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, do të hyjnë në kopshtije, nëpër të cilat rrjedhin lumenjt, ku ata, me lejen e Zotit të tyre, do të banojën përherë. Në to, do të përshëndeten me fjalën: “Selam!” (23)

Tefsiri
Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira vendosen në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë, me lejen e Zotit të tyre. -

Këta janë njerëzit që e zbatojnë dhe plotësojnë fenë, përmes fjalëve, veprave dhe besimit në zemrat e tyre. Për këta i Madhëruari premton se do t’i fusë: "...në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë, me lejen e Zotit të tyre". Në to janë fshehur kënaqësi dhe bukuri të shumta, të cilat syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe mendja e askujt nuk i ka përfytyruar. Ata do të jenë të përjetshëm në të. Këto mirësi ata i përfitojnë me lejen e Zotit dhe jo me forcën dhe mundin e tyre; domethënë, kjo është dhuratë dhe mirësi nga Allahu i Lartësuar.

Përshëndetja e tyre atje është “Selam!”. -

Të gjithë banorët e Xhenetit do të përshëndesin njëri-tjetrin me selam dhe fjalë të mira. Paqja do t’i përfshijë në çdo drejtim.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë