Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ رَبِّ اجْعَلْ هَٰذَا الْبَلَدَ آمِنًا وَاجْنُبْنِي وَبَنِيَّ أَنْ نَعْبُدَ الْأَصْنَامَ i
(Kujtoje) kur Ibrahimi tha: “O Zoti im, bëne të sigurt këtë qytet dhe më largo mua dhe bijtë e mi nga të adhuruarit e statujave, (35)
رَبِّ إِنَّهُنَّ أَضْلَلْنَ كَثِيرًا مِنَ النَّاسِ ۖ فَمَنْ تَبِعَنِي فَإِنَّهُ مِنِّي ۖ وَمَنْ عَصَانِي فَإِنَّكَ غَفُورٌ رَحِيمٌ i
O Zoti im, ata kanë shmangur shumë njerëz (nga rruga e drejtë). Ai që më pason mua, është i fesë sime; e ai që më kundërshton mua, - Ti, pra, me të vërtetë, je falës dhe mëshirues. (36)
رَبَّنَا إِنِّي أَسْكَنْتُ مِنْ ذُرِّيَّتِي بِوَادٍ غَيْرِ ذِي زَرْعٍ عِنْدَ بَيْتِكَ الْمُحَرَّمِ رَبَّنَا لِيُقِيمُوا الصَّلَاةَ فَاجْعَلْ أَفْئِدَةً مِنَ النَّاسِ تَهْوِي إِلَيْهِمْ وَارْزُقْهُمْ مِنَ الثَّمَرَاتِ لَعَلَّهُمْ يَشْكُرُونَ i
O Zoti ynë, unë, me të vërtetë, i kam vendosur disa pasardhës të mi në një luginë ë nuk mbillet, te Shtëpia e Jote e shenjtë; o Zoti ynë (i kam vendosur këtu) për të falur namazin; andaj, bënë që zemrat e disa njerëzve të nxitojnë kah ata dhe furnizoji ata me frute, për t’u bërë falenderues ata. (37)
رَبَّنَا إِنَّكَ تَعْلَمُ مَا نُخْفِي وَمَا نُعْلِنُ ۗ وَمَا يَخْفَىٰ عَلَى اللَّهِ مِنْ شَيْءٍ فِي الْأَرْضِ وَلَا فِي السَّمَاءِ i
O Zoti ynë, Ti, me të vërtetë, di ato që fshehim e çka shfaqim ne haptazi. Nuk i fshehet asgjë Perëndisë as në Tokë as në qiell. (38)
الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي وَهَبَ لِي عَلَى الْكِبَرِ إِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَاقَ ۚ إِنَّ رَبِّي لَسَمِيعُ الدُّعَاءِ i
Qoftë lavdëruar Perëndia, i cili në pleqëri më dhuroi Ismailin dhe Is’hakun; Zoti im, me të vërtetë, është pranues i lutjeve. (39)
رَبِّ اجْعَلْنِي مُقِيمَ الصَّلَاةِ وَمِنْ ذُرِّيَّتِي ۚ رَبَّنَا وَتَقَبَّلْ دُعَاءِ i
O Zoti im, bën që unë të kryejë përherë namazin dhe ashtu disa pasardhës të mi! O Zoti ynë, pranoje lutjen time! (40)
رَبَّنَا اغْفِرْ لِي وَلِوَالِدَيَّ وَلِلْمُؤْمِنِينَ يَوْمَ يَقُومُ الْحِسَابُ i
O Zoti ynë, më fal mua dhe prindërit e mi dhe besimtarët – në Ditën kur do të jepet llogari!” (41)
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë