Sureja Ibrahim (Ibrahimi — إبراهيم) (Ajet 43)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




14 Ibrahim(إبراهيم), Ajet 43

مُهْطِعِينَ مُقْنِعِي رُءُوسِهِمْ لَا يَرْتَدُّ إِلَيْهِمْ طَرْفُهُمْ ۖ وَأَفْئِدَتُهُمْ هَوَاءٌ 43 ٤٣

dhe duke vrapuar, me kokë ngrehur, nuk mund t’i lëvizin sytë (e shikojnë me ngulmim); e zemrat e tyre do të jenë të zbrazëta (nga tmerri). (43)

Tefsiri

Ata janë duke vrapuar me kokat lart, me sytë e tyre të hapur e të papulitur me zemrat e tyre të zbrazëta. -

Sytë e tyre nuk puliten, nga tmerri dhe frika e asaj që shikojnë. I sheh ata të nxitojnë drejt zërit, që i thërret ata për të dalë para Allahut, për të dhënë llogari, dhe ata kurrë nuk mund t’i shmangen apo të gjejnë vend ku të fshihen. Kokat e tyre janë të ngritura lart, sepse duart i kanë të prangosura dhe të lidhura pas qafës. Kraharorin e kanë të zbrazët, sepse zemra iu shkon në grykë, nga frika. Gjoksi i tyre mbushet me ankth, frikë, dëshpërim dhe tmerr.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë