Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
نَبِّئْ عِبَادِي أَنِّي أَنَا الْغَفُورُ الرَّحِيمُ
Lajmëroji robërit e Mi (o Muhammed!) se Unë, me të vërtetë, jam Ai që falë dhe mëshiroj, (49)
Thuaju robërve të Mi se vërtet, Unë jam Falësi i Madh e Mëshirëplotë. -
Përcill te robërit e Mi lajmin e sigurt, të mbështetur me argumente të shumta, se Unë jam Falës i Madh dhe Mëshirëplotë. Nëse ata mësojnë për mëshirën dhe faljen Time, do të gjallërohen dhe forcohen për të kryer çdo punë që i sjell ata pranë mëshirës Sime. Nga ana tjetër, ata do të largohen nga të gjitha gjynahet dhe poshtërsitë dhe do të pendohen sinqerisht për to, duke shpresuar që t’i përfshijë falja Ime. Por, për të mos u mashtruar dhe për të mos i bërë të shpresojnë aq shumë, sa të harrojnë ndëshkimin e Allahut, njoftoji ata gjithashtu, se edhe ndëshkimi Im është shumë i dhembshëm.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë