Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 111)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 111

يَوْمَ تَأْتِي كُلُّ نَفْسٍ تُجَادِلُ عَنْ نَفْسِهَا وَتُوَفَّىٰ كُلُّ نَفْسٍ مَا عَمِلَتْ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ 111 ١١١

(Kujtoje) ditën që do të vijë kur çdo njeri do të mbrojë vetëm veten dhe kur do t’i plotësohet çdokujt ajo që e ka punuar; e atyre nuk do t’u bëhet padrejtësi! (111)

Tefsiri

Ditën kur çdo njeri do të vijë

(i vetëm)

e do të polemizojë për

(të mbrojtur)

vetveten, çdokush do të shpërblehet plotësisht për atë që ka bërë dhe nuk do t'i bëhet asnjë padrejtësi. -

Ditën e Gjykimit, çdokush do të shqetësohet veçse për vetveten. Çdokush do të thotë: “Oh, vetja ime, vetja ime!” Asgjë tjetër nuk do t’i interesojë. Atë ditë, çdo njeri do të ketë nevojë qoftë edhe për një grimë të vogël mirësie e sevapi, që mund t’i shërbejë për t'i shpëtuar ndëshkimit të të Drejtit. Allahu i Madhëruar thotë: “Ditën kur çdo njeri do të vijë e do të polemizojë për vetveten, çdokush do të shpërblehet plotësisht për atë që ka bërë dhe nuk do t'i bëhet asnjë padrejtësi.” Çdokujt do t’i jepet i plotë shpërblimi për çfarë ka punuar, të mirë ose të keqe. Askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi, as nuk do t’i shtohen të këqijat që ka bërë dhe as nuk do t’i pakësohen të mirat që ka bërë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë