Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَقَالَ اللَّهُ لَا تَتَّخِذُوا إِلَٰهَيْنِ اثْنَيْنِ ۖ إِنَّمَا هُوَ إِلَٰهٌ وَاحِدٌ ۖ فَإِيَّايَ فَارْهَبُونِ
Dhe, Perëndia, ka thënë: “Mos adhuroni dy zotëra! Perëndia është vetëm një. Dhe, druajuni vetëm prej Meje!” (51)
Allahu ka thënë: “Mos adhuroni dy zota, sepse Ai është Një Zot i Vetëm
(që meriton adhurimin)!” - Allahu i Lartësuar na urdhëron që të adhurojmë vetëm Atë si Një të vetëm. Për vërtetësinë e pamohueshme të njësimit të Tij, Ai tregon se është i vetmi që u dhuron krijesave mirësitë dhe përkujdesjen. Ai thotë: “Mos adhuroni dy zota, sepse Ai është një Zot i vetëm (që meriton adhurimet)!”. Domethënë, kurrë mos i bëni shokë Atij në aspektin e adhurimeve që përkushtoni. Askënd tjetër mos adhuroni, sepse: “Ai është një Zot i vetëm (që meriton adhurimet)!”. Ai është i vetëm dhe unik në të gjitha cilësitë dhe atributet e Tij madhështore; Ai është i vetëm në veprat e Tij të pashembullta. Atëherë, ashtu sikurse Allahu është i vetëm në Qenien e Tij, në emrat, cilësitë, atributet dhe veprat e Tij, po ashtu duhet ta adhuroni si Një dhe të vetëm. Kjo është rruga e vetme e drejtë që ju çon në shpëtim. Çdo rrugë tjetër të çon pranë zemërimit e ndëshkimit të Tij.Vetëm Mua të më keni frikë! -
Vetëm Mua - thotë Allahu i Madhëruar - m’u frikësoni dhe zbatoni urdhëresat e Mia! Largojuni ndalesave të Mia dhe ruajini kufijtë e Mij! Dhe të gjitha këto vepra bindjeje bëjini vetëm për Mua, duke mos më shoqëruar shok në asnjë adhurim! Asnjë adhurim mos e bëni për krijesat, por vetëm për Mua! Krijesat janë të gjitha pronë e Allahut dhe të nënshtruara ndaj Tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë