Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 79)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 79

أَلَمْ يَرَوْا إِلَى الطَّيْرِ مُسَخَّرَاتٍ فِي جَوِّ السَّمَاءِ مَا يُمْسِكُهُنَّ إِلَّا اللَّهُ ۗ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ 79 ٧٩

A nuk shohin ata, se si shpendët, pa mundim fluturojnë në hapësirat qiellore. Ato i mban vetëm Perëndia (që i ka krijuar për atë aftësi). Kjo, me të vërtetë, është argument për popullin që beson. (79)

Tefsiri
A nuk i shohin ata shpendët fluturues në kupë të qiellit? Ata nuk i mban kush, përveç Allahut. Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë. -

Këta janë njerëzit që përfitojnë vërtet nga ajetet dhe shenjat e Allahut, sepse ata meditojnë dhe e kuptojnë qartë përse janë sjellë ato shenja dhe çfarë mesazhi përcjellin. Ndërsa vështrimi i të tjerëve është i pakujdesshëm. Le të meditojmë me kujdes në këto shenja të sjella nga Allahu në këtë ajet. Allahu i Lartësuar i krijoi shpendët me një formë dhe përmbajtje të tillë, që u mundëson fluturimin. Nga ana tjetër, Ai e bëri ajrin të përshtatshëm për fluturim. Allahu u dha shpendëve forcë për ta realizuar fluturimin dhe i mësoi se si të fluturojnë. Të gjitha këto tregojnë për urtësinë e Tij të plotë, për diturinë e gjerë dhe përkujdesin e pashembullt me të gjitha krijesat e Tij. Ato tregojnë se fuqia e Allahut është absolute. I Lartësuar e Begatisjellës është Allahu, Zoti i botëve.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë