Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَا تَشْتَرُوا بِعَهْدِ اللَّهِ ثَمَنًا قَلِيلًا ۚ إِنَّمَا عِنْدَ اللَّهِ هُوَ خَيْرٌ لَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ تَعْلَمُونَ
Mos e këmbeni obligimin e Perëndisë me ndojë vlerë të pakët. Ajo që është te Perëndia, është më e mirë për ju, nëse e dini. (95)
Mos e shitni besën që i keni dhënë Allahut për një vlerë të paktë! -
Mos u përpiqni të fitoni këto kënaqësi të përkohshme, duke shkelur premtimet dhe duke mos përmbushur detyrimet. Mos harroni se ajo që ju pret tek Allahu është shumë herë më e dobishme. Për ata që i përmbushin premtimet, marrëveshjet dhe detyrimet ndaj Zotit, Ai ka përgatitur shpërblim të madh, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në jetën tjetër. Ky është premtimi i Zotit, që kurrë nuk thyhet, për ata që i japin përparësi kënaqësisë së Tij kundrejt çdo kënaqësie tjetër. Për këtë shpërblim të mrekullueshëm, Allahu i Lartësuar thotë:Ajo që ju pret tek Allahu është shumë më e dobishme për ju, nëse e dini. -
shpërblimi i Allahut të lartësuar është shumë më i mirë, i kënaqshëm e lumturisjellës sesa kënaqësitë e bukuritë e pakta të kësaj jete të shkurtër, që shpejt do të mbarojë. Ah, sikur ta dinit dhe të meditonit për këtë të vërtetë të madhe!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë