Sureja El-Isra (Udhëtimi i Natës — الإسراء) (Ajet 12)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




17 El-Isra(الإسراء), Ajet 12

وَجَعَلْنَا اللَّيْلَ وَالنَّهَارَ آيَتَيْنِ ۖ فَمَحَوْنَا آيَةَ اللَّيْلِ وَجَعَلْنَا آيَةَ النَّهَارِ مُبْصِرَةً لِتَبْتَغُوا فَضْلًا مِنْ رَبِّكُمْ وَلِتَعْلَمُوا عَدَدَ السِّنِينَ وَالْحِسَابَ ۚ وَكُلَّ شَيْءٍ فَصَّلْنَاهُ تَفْصِيلًا 12 ١٢

Dhe, Ne kemi bërë natën dhe ditën dy argumente (që dëshmojnë fuqinë Tonë); e kemi shlyer argumentin e natës, kurse argumentin e ditës e kemi bërë të ndritshëm, për të kërkur ju dhunti nga Zoti juaj, dhe që të dini numrin e viteve dhe njehsimin e kohës, dhe çdo gjë e kemi shpjeguar plotësisht. (12)

Tefsiri

Ne i bëmë natën dhe ditën dy Shenja madhështore -

Ato janë shenja që tregojnë për pushtetin absolut të Allahut dhe mëshirën e Tij të gjerë e gjithëpërfshirëse. Ato tregojnë se Ai është i vetmi që meriton adhurimin e krijesave. Vetëm Ai duhet adhuruar e askush tjetër veç Tij.

Natën e errësuam... -

E bëmë natën të errët, që njerëzit të pushojnë dhe të çlodhen.

... dhe ditën e bëmë të shndritshme që ju të kërkoni begati nga Zoti juaj... -

E bëmë ditën të shndritshme, që të kërkoni mirësitë e Zotit tuaj në prodhimet, tregtinë e udhëtimet tuaja.

... dhe që të mësoni numrin e viteve dhe llogaritjen

(e kohës). - Me kalimin e ditëve e netëve dhe ndryshimin e fazave të hënës, ju mund të njihni e llogarisni vitet dhe periudhat. Në këtë mënyrë, ju ndërtoni jetën tuaj dhe arrini mirësitë që ju nevojiten.

Ne kemi sqaruar çdo gjë në mënyrë të hollësishme. -

Allahu i ka qartësuar ajetet, që çdo çështje të jetë e kuptueshme dhe që të dallohet lehtë e vërteta nga e kota. Ai e bëri Kur'anin sqarues për gjithçka, sikurse ka thënë në një ajet tjetër: “Asgjë nuk kemi lënë pa përmendur në Libër. Në fund, te Zoti i tyre do të tubohen të gjithë." [El en'am 38].

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë