Sureja El-Isra (Udhëtimi i Natës — الإسراء) (Ajet 20)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




17 El-Isra(الإسراء), Ajet 20

كُلًّا نُمِدُّ هَٰؤُلَاءِ وَهَٰؤُلَاءِ مِنْ عَطَاءِ رَبِّكَ ۚ وَمَا كَانَ عَطَاءُ رَبِّكَ مَحْظُورًا 20 ٢٠

Na të gjithëve u ndihmojmë: këtyreve dhe atyreve – me dhuratat e Zotit tënd. E, dhuratat e Zotit tënd nuk janë të penguara. (20)

Tefsiri

Çdokujt prej tyre do t'i japim nga të mirat e Zotit tënd dhe dhënia e Zotit tënd nuk është e kufizuar. -

Megjithatë, atyre nuk ka për t’u ikur prej duarsh pjesa e tyre prej mirësive e furnizimit të kësaj dynjaje. Të gjithëve Allahu i Lartësuar ka për t'ua dhënë pjesën e përcaktuar prej dynjasë, sepse Ai është Zoti i botëve dhe ky është përkujdesi dhe bujaria e Tij.

...dhe dhënia e Zotit tënd nuk është e kufizuar. -

Askush nuk mund të privohet nga furnizimi i Tij. Të gjitha krijesat përfitojnë nga mirësia dhe furnizimi i Tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë