Sureja El-Isra (Udhëtimi i Natës — الإسراء) (Ajet 37)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




17 El-Isra(الإسراء), Ajet 37

وَلَا تَمْشِ فِي الْأَرْضِ مَرَحًا ۖ إِنَّكَ لَنْ تَخْرِقَ الْأَرْضَ وَلَنْ تَبْلُغَ الْجِبَالَ طُولًا 37 ٣٧

Mos ecën nëpër tokë me mendjemadhësi, se ti, me të vërtetë, nuk mund ta shposh tokën e as të arrish lartësinë e maleve. (37)

Tefsiri

Mos ec nëpër tokë me mburrje, -

Mos ec nëpër tokë me fodullëk e mendjemadhësi ndaj të vërtetës dhe ndaj krijesave të Zotit.

... sepse ti as nuk mund ta çash tokën, as nuk mund të arrish lartësinë e maleve! -

Me gjithë mendjemadhësinë tënde, nuk ke për t’ia arritur kësaj, përkundrazi, do të jesh i poshtëruar e i nënçmuar para Zotit dhe para krijesave. Zoti të përshkruan me cilësinë më të ulët. Llumi ku je zhytur është shumë i thellë, prandaj nuk arrin ta kuptosh ligësinë e tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë