Sureja El-Isra (Udhëtimi i Natës — الإسراء) (Ajet 71)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




17 El-Isra(الإسراء), Ajet 71

يَوْمَ نَدْعُو كُلَّ أُنَاسٍ بِإِمَامِهِمْ ۖ فَمَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ بِيَمِينِهِ فَأُولَٰئِكَ يَقْرَءُونَ كِتَابَهُمْ وَلَا يُظْلَمُونَ فَتِيلًا 71 ٧١

(Kujtoje) atë Ditë kur Na do t’i thërrasim të gjithë njerëzit me udhëheqësin (pejgamberin) e vet. E, kujt i jepet libri i tij në anën e djathtë, ata do ta lexojnë librin e vet dhe nuk do të dëmtohen as sa një thërrmi. (71)

Tefsiri
(Kujto)

Ditën kur Ne do t'i thërrasim të gjithë njerëzit, bashkë me prijësin e tyre. -

Allahu i Madhëruar na njofton për gjendjen e krijesave në Ditën e Gjykimit. Atë ditë, Ai do të thërrasë dhe tubojë krijesat dhe me secilin grup do të jetë edhe udhëheqësi ose ftuesi i tyre për në rrugën e drejtë, pra, profeti dhe ata që kryejnë misionin e tyre, siç janë dijetarët. Kështu do të tubohet çdo umet dhe, së bashku me të, Profeti i cili i ftoi në udhën e Zotit. Pastaj do të shihen veprat e popujve në krahasim me udhëzimin ku i ka ftuar Profeti i tyre, a janë në përputhje me të apo jo. Kështu ata do të ndahen në dy grupe:

Ata, që libri i tyre do t'u jepet nga e djathta,... -

Këta janë pasuesit e profetëve. Këta e gjetën dhe e pasuan udhëzimin e Shpalljes së Zotit, prandaj veprat e tyre të mira janë të shumta dhe të këqijat e tyre të pakta. Për këta Allahu i Madhëruar thotë:

... do ta lexojnë

(me kënaqësi)

librin e tyre dhe nuk do t'u bëhet asnjë padrejtësi. -

Ata e lexojnë librin e veprave të tyre me gëzim e kënaqësi, sepse e tillë është përmbajtja e tij. Ata do ta marrin të plotë shpërblimin e veprave të mira dhe kurrë nuk do t’u bëhet padrejtësi, duke iu pakësuar ndonjë e mirë që kanë bërë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë