Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِذًا لَأَذَقْنَاكَ ضِعْفَ الْحَيَاةِ وَضِعْفَ الْمَمَاتِ ثُمَّ لَا تَجِدُ لَكَ عَلَيْنَا نَصِيرًا
dhe atëherë, me të vërtetë, Na do të bënim që të shijosh dënimin e dyfishtë në këtë botë dhe dënimin e dyfishtë pas vdekjes; e atëherë, nuk do të gjejshe askend për të ndihmuar kundër Nesh. (75)
Atëherë, Ne do të të bënim të vuaje mundimin e dyfishtë në këtë jetë dhe pas vdekjes... -
Nëse do të anoje sado pak nga kërkesat e tyre: “Ne do të të bënim të vuaje mundimin e dyfishtë në këtë jete dhe pas vdekjes..." Ndëshkimi yt do të ishte i dyfishuar qoftë në jetën e kësaj bote, qoftë në ahiret. Kështu do të ndodhte, sepse mirësia e Zotit mbi ty është e plotë dhe dituria jote rreth Tij është shumë e madhe, që ti të mund të bije në një gabim të tillë. Një njeri me të tillë dituri dhe mirësi të Zotit meriton ndëshkim shumë të ashpër, nëse do të ndiqte dëshirat e të shfrenuarve dhe do të braktiste Shpalljen e Zotit. Ai thotë:... dhe pastaj nuk do të gjeje asnjë ndihmëtar kundër Nesh. -
Askush nuk do të mund të të shpëtonte nga ndëshkimi, që do të të gllabëronte. Por Allahu i Madhëruar të ruajti nga çdo portë sherri e intrige. Ai të ruajti nga sprovat e njerëzve dhe ta forcoi zemrën tek e vërteta. Ai të udhëzoi në rugën e drejtë. Prandaj ti, o i Dërguar, kurrë nuk re në grackën e tyre dhe nuk anove aspak drejt dëshirave e devijimit të ofruar nga të ligjtë. Mirësitë dhe dhuratat e Zotit për ty janë të plota e të mrekullueshme.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë