Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَتَرَى الشَّمْسَ إِذَا طَلَعَتْ تَزَاوَرُ عَنْ كَهْفِهِمْ ذَاتَ الْيَمِينِ وَإِذَا غَرَبَتْ تَقْرِضُهُمْ ذَاتَ الشِّمَالِ وَهُمْ فِي فَجْوَةٍ مِنْهُ ۚ ذَٰلِكَ مِنْ آيَاتِ اللَّهِ ۗ مَنْ يَهْدِ اللَّهُ فَهُوَ الْمُهْتَدِ ۖ وَمَنْ يُضْلِلْ فَلَنْ تَجِدَ لَهُ وَلِيًّا مُرْشِدًا
Ti e shikon Diellin kur lind, se ai anon kah ana e djathtë prej shpellës së tyre, e kur perëndon, ata i lë në anën e majtë, e ata gjendeshin në mesin e saj. Ky është nga argumentet e Perëndisë. Kënd e udhëzon Perëndia në rrugë të drejtë, ai është i udhëzuar, e kënd Ai e lë në humbje, ti, me siguri – nuk do të mund t’i gjesh ndihmës, që do ta udhëzojë atë. (17)
Atë që e udhëzon Allahu, ai është i udhëzuar... -
Nuk ka asnjë rrugë tjetër për arritjen e udhëzimit, përveçse prej Zotit. Ai është i Vetmi që udhëzon në rrugën e drejtë dhe e drejton robin drejt mirësive në të dyja jetët.... dhe atë që Ai e lë në humbje, ti nuk do të gjesh për të asnjë Mbështetës që do ta çonte në Rrugën e Drejtë. -
Ata nuk kanë asnjë mbështetës për të rregulluar punët e tyre. Nuk ka kush që mund t’i drejtojë ata në ato veprime që mund të përmirësojnë gjendjen e tyre. E kush mund t’i shpëtojë ata që Allahu i ka gjykuar të mbeten në humbje? Askush nuk mund ta thyejë gjykimin dhe vendimin e Zotit.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë