Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَا يَحْيَىٰ خُذِ الْكِتَابَ بِقُوَّةٍ ۖ وَآتَيْنَاهُ الْحُكْمَ صَبِيًّا
(Pasi që u lind Jahjai dhe u rrit, iu tha atij): “O Jahja, merre Librin me vendosmëri”. Dhe, Ne, ia kemi dhënë mençurinë (profetninë) duke qenë fëmijë, (12)
O Jahja! Merre librin
(dhe zbatoje)me shumë kujdes! -
Kështu lindi Jahja, i cili u rrit dhe u edukua në gjirin e një familjeje adhuruese. Kur arriti moshën që të kuptonte Shpalljen, Allahu i Madhëruar e urdhëroi që të zbatonte ligjet e Librit të Tij me rigorozitet. Kjo përpjekje do të ishte, së pari, në mësimin përmendësh të tekstit dhe të kuptimeve të tij, pastaj në zbatimin e urdhëresave dhe ndalesave të tij. Kjo është domethënia e fjalës: “Merre librin me shumë kujdes!” Jahja e përmbushi menjëherë urdhrin e Zotit të tij. Ai mësoi tekstin e librit dhe kuptimet e tij. Allahu i dhuroi atij zgjuarsi të spikatur, që nuk gjendej tek të tjerët:Dhe Ne i dhamë atij urtësi që kur ishte fëmijë. -
Allahu i dhuroi Jahjas njohje të thellë të ligjit dhe një aftësi gjykimi të drejtë, që në moshë fare të re.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë