Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَاذْكُرْ فِي الْكِتَابِ مَرْيَمَ إِذِ انْتَبَذَتْ مِنْ أَهْلِهَا مَكَانًا شَرْقِيًّا
Dhe përmende (o Muhammed) në Libër (Kur’an), Merjemin (historinë e saj): “kur u tërhoq nga familja në një vend, në lindje, (16)
Përmendju në këtë Libër
(tregimin për) Merjemen kur ajo u largua prej familjes së saj në një vend në Lindje! -
Kujtoju me këtë libër të nderuar historinë e Merjemes (paqja e Zotit qoftë mbi të!). Përmendja e saj në Kur'an është vlerësimi më i madh për Merjemen. Kjo grua e lavdëruar do të kujtohet në këtë Libër përjetë. Muslimanët do ta lexojnë historinë e saj në lindje dhe në perëndim të botës. Ajo do të kujtohet me cilësitë e saj më të mira dhe më të lëvdueshme. Kjo është vetëm një pjesë e shpërblimit të punëve të saj të mira. Kështu, Merjemja u largua nga familja e saj, në drejtim të lindjes.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë