Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِلَّا مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ صَالِحًا فَأُولَٰئِكَ يَدْخُلُونَ الْجَنَّةَ وَلَا يُظْلَمُونَ شَيْئًا
përpos atyre që pendohen, që besojnë dhe bëjnë (vepër) të mirë! Këta do të hyjnë në xhennet dhe nuk do t’u bëhet kurrfarë dëmi, (60)
Me përjashtim të atyre që pendohen, besojnë dhe bëjnë vepra të mira. -
Janë ata që pendohen dhe largohen nga idhujtaria, bidatet, poshtërsitë dhe gjynahet, duke ndjerë keqardhje për çfarë kanë bërë dhe duke qenë të vendosur që kurrë të mos u kthehen më atyre. Cilësia e dytë e tyre është se ata besojnë, pra, besojnë Allahun, melekët, shpalljet, profetët dhe Ditën e Gjykimit. Cilësia e tretë e tyre është se ata bëjnë vepra të mira. Ata adhurojnë Zotin përmes veprave që Ai ua ka mësuar nëpërmjet profetëve e shpalljeve të Tij dhe kujdesen që t’i bëjnë me sinqeritet vetëm për kënaqësinë e Tij. Kështu, për ata që pendohen sinqerisht, kanë besim të vërtetë dhe bëjnë vepra të mira, Allahu i lartësuar thotë:Ata do të hyjnë në Xhenet -
Atje ka mirësi të përjetshme, pranë Zotit Bujar dhe Mëshirëplotë.... dhe nuk u bëhet kurrëfarë padrejtësie. -
Asnjë padrejtësi nuk do t’u bëhet. Ata do ta marrin të plotë shpërblimin për të gjitha veprat e tyre, madje të shumëfishuar nga mirësia e Allahut të Madhëruar. Në vijim, Allahu i Madhëruar flet për kopshtet e premtuara:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë