Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
لَا يَسْمَعُونَ فِيهَا لَغْوًا إِلَّا سَلَامًا ۖ وَلَهُمْ رِزْقُهُمْ فِيهَا بُكْرَةً وَعَشِيًّا
Ata, në xhennet nuk do të dëgjojnë llomotitje. Do të dëgjojnë vetëm fjalët përshëndetëse. Ata, aty do të furnizohen, në mëngjes dhe në mbrëmje. (62)
Aty nuk dëgjojnë fjalë të kota, por vetëm përshëndetje paqeje... -
Atje nuk dëgjojnë fjalë të padobishme ose fjalë që të ngarkojnë me gjynahe, as fjalë ofenduese e të ulta apo fjalë që Zoti nuk i do, as fjalë që shkaktojnë dëm e trishtim. Atje dëgjojnë veçse “paqe”, fjalë të pastra, larg çdo mangësie e ligësie. Ata dëgjojnë dhikër, përshëndetje, fjalë të gëzueshme, lajme të mira, biseda të këndshme mes vëllezërish e miqsh. Ata dëgjojnë fjalën e Rrahmanit drejtuar atyre. Ata dëgjojnë zëra të bukur e melodiozë nga hyritë, melekët dhe të djemtë e Xhenetit, që këndojnë me tinguj mrekullues dhe që të mahnitin me fjalët e zgjedhura. Kështu do të ndodhë, sepse ai është një vend i paqes, ku pushtohesh nga paqja e plotë në çdo aspekt....dhe do t'u jepen mirësi të shumta në mëngjes e mbrëmje. -
Ushqimet, pijet dhe të gjitha llojet e kënaqësive do të jenë të vazhdueshme kurdo dhe kudo që t’i kërkojnë. Prej bukurisë së këtyre kënaqësive është edhe fakti se ato do të shërbehen plot hijeshi në mëngjes e në mbrëmje. Kështu kënaqësia bëhet më e madhe për ata fatbardhë. Po, për kë janë përgatitur këto kopshte? Allahu thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë