Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَيَقُولُ الْإِنْسَانُ أَإِذَا مَا مِتُّ لَسَوْفَ أُخْرَجُ حَيًّا
Njeriu thotë: “Vallë, pasi të vdes, a do të kthehem përsëri në jetë?” (66)
Njeriu thotë: “Mos vallë, pasi të vdes, do të ngrihem i gjallë
(do të ringjallem)?” - E si do të më nxjerrë Zoti të gjallë pas vdekjes? Si do të më ringjallë, pasi të jem bërë pluhur e dhe? Pra, sipas tyre është diçka e papërfytyrueshme. Sigurisht kjo vjen nga logjika e mbrapshtë, nga qëllimet e tyre të liga, nga urrejtja ndaj profetëve dhe nga mohimi i shpalljeve të Zotit. Nëse do të mendoheshin vetëm pak, do ta kuptonin se ajo që bëjnë është qesharake dhe mendjelehtësi. Allahu i Madhëruar përmend më pas një argument të prerë e të thjeshtë për t’u kuptuar:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë