Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنْ كُلُّ مَنْ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ إِلَّا آتِي الرَّحْمَٰنِ عَبْدًا
S’ka krijesë që gjendet në qiej dhe në Tokë, e që të mos vijë si rob te Bamirësi i Gjithmbarshëm. (93)
Çdo qenie në qiej e në Tokë ka për t’iu paraqitur Të Gjithëmëshirshmit si rob. -
Do të vijë si rob i nënshtruar, pa treguar asnjë ngurrim e mosbindje. Melekët, njerëzit, xhindët e çdo gjë tjetër, të gjithë janë të nënshtruar. Allahu administron çështjet e tyre. Ata nuk kanë asgjë prej pushtetit e pasurisë dhe as prej rregullimit e administrimit të çështjeve të tyre. Atëherë, si mund të mendohet se Allahu ka fëmijë, kur ky është pushteti e mbretërimi i Tij?!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë