Sureja Merjem (Merjemi — مريم) (Ajet 97)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




19 Merjem(مريم), Ajet 97

فَإِنَّمَا يَسَّرْنَاهُ بِلِسَانِكَ لِتُبَشِّرَ بِهِ الْمُتَّقِينَ وَتُنْذِرَ بِهِ قَوْمًا لُدًّا 97 ٩٧

Na, me të vërtetë, e kemi bërë atë (Kur’anin) të lehtë, në gjuhën tënde, që me të, t’i sihariqosh besimtarët, dhe me të, t’i paralajmërosh njerëzit, armiqët e përbetuar. (97)

Tefsiri

Kështu, Ne e bëmë atë

(Kur’anin)

të lehtë në gjuhën tënde,... -

Allahu i Lartësuar na tregon për mirësinë e Tij të madhe, këtë Kur’an madhështor. Ai e shpalli Kur’anin me gjuhën e profetit Muhamed (a.s). Ai e lehtësoi këndimin dhe mësimin e Kur’anit.

... që nëpërmjet tij t’i përgëzosh të devotshmit... -

T’i nxitësh ata që të arrijnë atë që u është premtuar, dhe atyre u është premtuar shpërblimi i madh i Zotit. Që premtimi të jetë i plotë duhet që të sqarohen mënyrat se si arrihet ai.

... dhe t’i tërheqësh vërejtjen atyre, që janë kryeneçë. -

Ata janë këmbëngulës e kokëfortë në kotësinë e tyre. Ata e mbrojnë me forcë mohimin e tyre, prandaj Kur’ani u zbrit si argument kundër jobesimtarëve, që atyre t’u bëhet e qartë e vërteta dhe, pas shpalljes së Kur’anit, çdokush të jetojë dhe të vdesë i qartë në zgjedhjen e vet. Më pas, Allahu i Madhëruar kërcënon me shkatërrim mohuesit, ashtu siç shkatëroi popujt e parë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë