Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَمَّا بَرَزُوا لِجَالُوتَ وَجُنُودِهِ قَالُوا رَبَّنَا أَفْرِغْ عَلَيْنَا صَبْرًا وَثَبِّتْ أَقْدَامَنَا وَانْصُرْنَا عَلَى الْقَوْمِ الْكَافِرِينَ
Pasi u ballafaquan me Xhalutin dhe ushtrinë e tij, thanë (besimtarët): “Zoti ynë! Na pajis me durim, na forco këmbët tona dhe na ndihmo kundër këtij populli mohues!” (250)
Kur dolën përballë Xhalutit dhe ushtrisë së tij, u lutën: “Zoti ynë! Na dhuro durim
(qëndresë)! Na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër jobesimtarëve!” -
Kuptimi: “O Zot, mbushi zemrat tona me durim e qëndrueshmëri, dhe forcoi ato në këtë përballje të vështirë! O Zot, forcoji këmbët tona, që të mos tronditen gjatë betejës së ashpër dhe që të mos tërhiqemi prej saj! O Zot, na dhuro fitoren mbi armikun, mbi popullin qafir!” Nga ky ajet kuptojmë, gjithashtu, se Xhaluti dhe ushtria e tij ishin qafirë. Për këtë arsye, duke parë përgatitjen e tyre maksimale për luftë dhe durimin e tyre në betejë, Allahu i Lartësuar zbriti ndihmën e Tij:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë