Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَظَلَّلْنَا عَلَيْكُمُ الْغَمَامَ وَأَنْزَلْنَا عَلَيْكُمُ الْمَنَّ وَالسَّلْوَىٰ ۖ كُلُوا مِنْ طَيِّبَاتِ مَا رَزَقْنَاكُمْ ۖ وَمَا ظَلَمُونَا وَلَٰكِنْ كَانُوا أَنْفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ
Dhe Ne bëmë që reja t’ju bëjë hije dhe u dërguam – men – (një lloj ushqimi i ëmbël) dhe zogj (si fëllanza): “Hani ushqime të mira me të cilat ju kemi furnizuar!” Ata, neve nuk na dëmtuan, por dëmtuan veten. (57)
Ne i nënshtruam retë
(gjatë udhëtimit tuaj në shkretëtirë), që t'ju bënin hije, dhe nga qielli ju furnizonim me menna dhe me shkurtëza. -
Menna është një emër që përfaqëson çdo mirësi dhe furnizim të këndshëm që përfitohet pa lodhje e pa mundim, si, për shembull, kërpudhat, tartufi (kem’ah), xhenxhefili etj. Ndërsa shkurtëza (selua) është një zog i vogël, që ka mish shumë të shijshëm. Ky lloj ushqimi u zbriste nga qielli dhe aq sa u mjaftonte për të plotësuar nevojat e tyre të përditshme.Hani nga të mirat që ju kemi dhënë! -
Kuptimi: Hani prej mirësive me të cilat ju furnizuam! E çfarë furnizimi se? Furnizim që, edhe banorët e qyteteve dhe të pasurit nuk e kishin provuar ndonjëherë. Megjithatë, mirënjohja e tyre nuk po dukej. Madje, ata vazhduan të mos e ndryshonin ashpërsinë dhe ngurtësinë e zemrave të tyre, duke u zhytur thellë e më thellë në gjynahe dhe poshtërsi. Sidoqoftë, me këto vepra të ndyra, të cilat ishin totalisht në kundërshtim me urdhrat e Allahut, ata nuk mund t’i bënin padrejtësi apo të dëmtonin Allahun e Lartësuar. Ai nuk mund të dëmtohet nga mosbindja e krijesave të Tij, ashtu sikurse edhe bindja e tyre nuk i sjell Atij ndonjë dobi. Ai thotë:Por ata nuk na dëmtuan Ne. Ata dëmtuan veç vetveten -
Domethënë, dëmi i këtyre padrejtësive godet pikërisht ata, dhe aspak Allahun e Madhëruar.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë