Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِذِ اسْتَسْقَىٰ مُوسَىٰ لِقَوْمِهِ فَقُلْنَا اضْرِبْ بِعَصَاكَ الْحَجَرَ ۖ فَانْفَجَرَتْ مِنْهُ اثْنَتَا عَشْرَةَ عَيْنًا ۖ قَدْ عَلِمَ كُلُّ أُنَاسٍ مَشْرَبَهُمْ ۖ كُلُوا وَاشْرَبُوا مِنْ رِزْقِ اللَّهِ وَلَا تَعْثَوْا فِي الْأَرْضِ مُفْسِدِينَ
dhe kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij, Na i thamë: “Bjeri gurit me shkopin tënd!” – (Ai i ra) dhe nga ai rrodhën dymbëdhjetë burime, dhe çdo fis e dinte burimin e vet. (U tham): “Hani e pini prej dhuratës së Perëndisë, dhe mos bëni çrregullime në faqe të Dheut!” (60)
Kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij, -
Domethënë, kërkoi ujë, që të pinin ata.Ne i thamë: “Godite shkëmbin me shkopin tënd!” -
Ky mund të ketë qenë ndonjë shkëmb i veçantë, por mund të ketë qenë edhe shkëmb i çfarëdoshëm.Prej tij, gufuan dymbëdhjetë burime -
Edhe fiset e bijve të Israilit ishin dymbëdhjetë në numër.Secili grup
(fis)e dinte vendin ku do të pinte ujë -
Çdo fis e dinte vendin ku duhet të pinte, dhe askush nuk e shqetësonte tjetrin. Ata pinin me qetësi, pa u ngutur dhe pa vuajtur. Pastaj Allahu i Lartësuar u thotë.Hani dhe pini nga begatitë e Allahut, dhe mos vazhdoni të jeni çrregullues në tokë -
Kuptimi: Hani dhe pini prej të mirave që ju dhuruam, pa u lodhur dhe pa punuar nga ana juaj.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë