Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
مَنْ أَعْرَضَ عَنْهُ فَإِنَّهُ يَحْمِلُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وِزْرًا
Kush shmaget nga ai (Kur’ani), ai në Ditën e Kijametit, do të bartë ngarkesë të rëndë (dënim), (100)
Kush i kthen shpinën këtij
(Kur’anit), ai do të bartë në Ditën e Kijametit barrën më të rëndë. –
Flitet për ata që i kthejnë shpinën dhe e mohojnë Kur'anin. Këta kanë bërë kufër dhe janë treguar mosmirënjohës ndaj mirësive të Zotit. Kush e bën këtë, meriton ndëshkimin: ai do të bartë Ditën e Kijametit barrën më të rëndë. Kush largohet dhe nuk e beson Kur'anin, kush nuk u nënshtrohet urdhëresave dhe ndalesave të sjella në të, kush nuk nënshtrohet të mësojë parimet bazë dhe të detyrueshme të tij, ai do të përballet me një jetë të ngushtë dhe Ditën e Gjykimit do të ngarkohet me gjynahe të shumta. Për shkak të atyre gjynaheve, ai ia kthen shpinën Kur'anit dhe kjo barrë e gjynaheve e zhyt atë në mohimin e Zotit dhe mospërfilljen e porosive të Tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë